Ish futbollisti i talentuar i Elbasanit, Antonio Gjyla dhe një intervistë për infoelbasani.com. Edhe pse ka pasur ëndërr lojën më popullore në botë, dhe pse ka qenë i talentuar dhe titullar, ai është zhgënjyer ende pa e nisur mirë karrierën, duke na treguar edhe arsyet.
Ja intervista e zhvilluar:
Nga Samanta Haka
1.Si të lindi dëshira për futboll?
Deshira per futboll me lindi qe i vogel kur shihja lojtaret nepermjet futbollit dhe enderroja te behesha futbollist!
2.Sa ka investuar familja për ju?
Familja me ka mbeshtetur shume ne cdo deshir timen ne pjesen e futbollit , si shume parash nuk mund te them por kan qene rreth 6 vite investime!
3.A e vazhdon më stërvitjen?
Nuk e vazhdoj me stervitjen jam terhequr per shkak te nje demtimi por dhe me kryesorja Shqiperia nuk te jep shpres per te realizuar dicka.
4.Dimë që ke luajtur me të rinjtë e Elbasanit dhe të rinjtë e kombëtares. Sa i angazhuar je tani?
Tek Elbasani kam qene i aktivizuar me te rinjte , titullar ne cdo ndeshje ishim nje ekip shume i mire , tek kombetarja nuk kam luajtur shume.
5.A ka padrejtësi në përfshirjen në skuadër, ndërhyrje, miqësi apo edhe ryshfet për të qenë pjesë e skuadrës?
Kete pyetje do te drejtohem ne pergjithesi , ne Shqiperi ka gjithmone miqesi dhe rryshfet ,mund te jesh shum i dobet por nese babai yt eshte deputet apo njeri me pozit behesh futbollist ndersa nje djal i thjesht qe sakrifikon dhe punon nuk ka shpres pa pasur lekun apo mikun, realitet i hidhur.
6.Si janë kushtet e stërvitjes dhe terrenet sportive?
Kushtet e shtervitjes nuk kan qene maksimale, ne Shqiperi pak akademi apo skuadra kan kushte maksimale, kushtet kane qene mesatare. Per sa i perket
trajnereve personalisht me mua kan qene profesionist te vertete!
7.Si mendon pse futbolli elbasanas dhe ai në Shqipëri ndodhen në gjendje të mjeruar?
Futbolli ne Elbasan si dhe ne Shqiperi ka vite qe ndodhet ne kushte te mjeruara,nese ne nje ekip nuk ka investim, nuk duhet te presim arritje te medha, dhe mendoj deri ne momentin qe ata qe e kane ne dore Sportin ketu do e kuptojne qe luhet per pasion, eshte enderr dhe jo pushtet dhe para nese e kuptojne kete futbolli jone do te ndryshoje , por veshtire te mendoj se do te ndodh kjo se pushtetaret jane te pangopur akoma.
8.Çfarë mesazhi ke për shokët futbollistë apo për ata që aspirojnë të bëhen të tillë?
Mesazhi i vetem eshte synoni jashte sepse ne Shqiperi te vritet endrra sic mua mu vra!
9.Si e mendon të ardhmen tënde?
Te ardhmen time e mendoj larg futbollit dhe ajo qe me vjen keq ta them e shoh jashte Shqiperise. Dua ta mbyll me thenien qe Anisa Bahiti tha: Mbajeni sportin larg nga politika.