Invalidët në Elbasan:Nuk duam jetë luksi,por të jemi të barabartë me shoqërinë,pagesat nuk ndryshojnë prej vitesh

0
Screenshot

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar një përfaqësi invalidësh në Elbasan përcollën mesazhin e tyre se nuk kërkojnë një jetë luksi,por një jetë dinjitoze dhe të barabartë si pjesa tjetër e shoqërisë.Invalidi Trifon Kushta pagesën prej 126 mijë lekë të vjetra që marrin në muaj e konsideron qesharake,ndërsa flet me shqetësim për infrastrukturën e papërshtatshme në qytet dhe banesa për njerëzit si ai në karrocë.I paragjykuar ndjehet edhe në kërkesat e tij për tu punësuar, ndonëse ligji e parashikon.

Shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara shprehen për sfidat dhe vështirësitë që përballet sot kjo kategori e shoqërisë.Pagesa që u jep shteti për tu kujdesur për ta thonë se është mjaft e ulët.

Në Elbasan rezultojnë me statusin e paraplegjikut rreth 350 persona, të cilët përballen me sfida të shumta, si në përballimin e jetesës, por edhe në integrimin në shoqëri.Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu