Institucioni i Qarkut Elbasan nderoi me titullin e lartë”Mirënjohja e Qarkut Elbasan” pas vdekjes inxhinjerin e mirënjohur Fiqiri Belishova me motivacionin “Për kontributin e dhënë në projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e veprave hidroteknike me ndikim në zhvillimin ekonomik të qarkut Elbasan”.Në aktivitetin e mbajtur me këtë rast ishin të pranishëm drejtues vendor, bashkëudhëtar,miq e familjarë. Secili prej tyre vlerësoi maksimalisht punën e palodhur të Z.Belishova.
Jo vetëm një njeri i mprehtë dhe punëtor por Fiqiri Belishova ishte një bashkëshort dhe baba i devotshëm. Ja sesi shprehet vajza e tij.
Pas daljes në pension, ai u rivendos në Tiranë, ku ndërroi jetë më 30.12.2016.
Nuk ka veprimtari e fshat në Elbasan ku inxhinier Fiqiriu të mos jetë angazhuar dhe të ketë kontaktuar me banorët. Edhe pse ai ishte i survejuar, shtëpitë ishin gjithmonë të hapura për të./Infoweb Media