Elvana Gjata “elektrizon” Tiranën për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sheshi Skënderbej “çahet” nga qytetarët në pritje të Dua Lipës

0

Mbrëmjen e sotme këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po performon në Tiranë, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Koncerti po mbahet në sheshin Skënderbej dhe siç duket edhe nga pamjet, prania e qytetarëve është tejet e lartë.

Me drita telefoni në duar ata po këndojnë e kërcejnë këngë patriotike në shoqërinë e këngëtares Elvana Gjata, në nder të festimeve të Pavarësisë.

Kujtojmë se ditën e sotme festime për 110-vjetorin e pavarësisë ka pasur kudo në botë ku ka shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu