Një video e një gruaje duke hedhur dy fëmijët e saj të vegjël mbi një urë në lumin Tigër shkaktoi tronditje dhe zemërim në Irak.
Autoritetet irakiane thanë të hënën se forcat e sigurisë ishin në gjendje të identifikonin dhe arrestonin gruan, shkruajnë mediat vendase.
Një skuadër e specializuar e forcave të sigurimit të Irakut gjithashtu arriti të nxjerrë trupat e dy fëmijëve, të identifikuar nga mediat lokale me emrat e tyre të parë të H.M, 3 vjeç dhe M.M, 1 vjeç.