Irani kërkon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit: Çfarë është dhe pse ka rëndësi për ekonominë e botës. Vance: Do të ishte një vetëvrasje

0

Parlamenti iranian ka miratuar propozimin për mbylljen e ngushticës strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit.

Sipas agjencisë Reuters, vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit. Ngushtica ndodhet midis Iranit dhe Omanit dhe përmes saj kalon rreth 20% e kërkesës globale për naftë dhe gaz natyror.

Megjithëse, vendimi nuk është ende zyrtar, komandanti i Gardës Revolucionare dhe deputeti iranian Esmail Kosari deklaroi për Young Journalist Club se mbyllja e ngushticës “është në agjendë dhe do të realizohet sa herë të jetë e nevojshme”.

Ndërkohë, Njësia Britanike për Tregtinë Detare (UKMTO) ka vlerësuar si të lartë kërcënimin ndaj anijeve tregtare amerikane në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, pranë kufijve iranianë.

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët ujore më strategjike në botë, që lidh Gjirin Persik me Detin Arabik.

Ajo ka një gjerësi prej rreth 50 kilometrash dhe është thelbësore për transportin global të naftës.

Pothuajse një e pesta e naftës që tregtohet ndërkombëtarisht kalon përmes kësaj ngushtice.

Ngushtica ndodhet ndërmjet Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke e bërë atë një pikë të nxehtë për tensione gjeopolitike.

Për shkak të rëndësisë së saj ekonomike dhe strategjike, Ngushtica e Hormuzit është shpesh në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

Ngushtica e Hormuzit – kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.

Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.

Ngushtica e Hormuzit kyç për sigurimin e interesave strategjike të Iranit në rajon.

Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz. Dawood Nazirizadeh, ekspert në fushën e ekonomisë nga Teherani, thekson se: “Në rast se ngushtica e Hormuzit përfshihet në këtë luftë, është një rrezik i madh për të gjithë ekonominë botërore. Qeveria e Iranit e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik. Nëse ndodh diçka në këtë drejtim, ky do të ishte kërcënim i madh për ekonominë botërore në tërësi.”

Analiza e CNN: Hakmarrje apo diplomaci? Pas sulmeve të Trump, përgjigja e Teheranit do përcaktojë fatin e rajonit
Përmes rrugës së Hormuzit transportohet një e pesta e konsumit botëror të naftës

Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndësishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit.

Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej. Pasoja do të ishin rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithësesi ditët e fundit janë shtrenjtuar.

Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t’i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës.

Vance: Do të ishte një vetëvrasje

Plani i Iranit për të ndërprerë lundrimin detar në Ngushticën e Hormuzit nuk ka kuptim dhe do të ishte “vetëvrasës” për Republikën Islamike, tha Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance në ABC. “E gjithë ekonomia e tyre kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit. Nëse duan të shkatërrojnë ekonominë e tyre dhe të shkaktojnë përçarje në botë, mendoj se ky do të ishte vendimi i tyre. Por pse do ta bënin këtë? Nuk mendoj se ka kuptim”, tha Vance.