Ish-deputeti i VV-së dënohet me 1 vit e 2 muaj burgim/ Ja arsyeja

0

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht për akuzat se ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare kryetarin e Kuvendit dhe deputetët.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të martën nga gjyqtarja e rastit, Lumnije Krasniqi.

Çaushi u dënua me 1 burgim me kusht për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, kurse me 3 muaj burgim me kusht për veprën penale “pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Gjyqtarja Krasniqi bëri të ditur se të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga 9 gushti e deri më 8 shtator 2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu