Lajm tronditës për kombëtaren shqiptare, pak orë para sfidës me Poloninë, çfarë ka ndodhur

0

Dëmtimet dhe koronavirusi i kanë dhënë një goditje të rëndë Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes me Poloninë.

Pas Hoxhallarit dhe Cikalleshit, dyshohet se edhe mesfushori Klaus Gjasula është infektuar me Covid-19 dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Polonisë.

Ndërkohë që në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, e cila do të jetë si një finale për kombëtaren shqiptare do të mungojë edhe Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen me Hungarinë, dhe kreu një operacion në parakrah.

Shqipërisë i duhet një fitore në mënyrë që të konsolidojë vendin e dytë në grup, dhe më pas të ketë shpresë për të qenë pjesë e Botërorit, duke kaluar në play off.

Edi Reja pritet që të luajë në sulm me Brojën dhe Manajn, ndërkohë që mesfusha është reparti që do të vuajë mungesat më të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu