Ish-deputetja shqiptare qëllohet me breshëri plumbash nga serbët, gjatë kohës që po bënte hicking

0

Një grup shqiptarësh nga Kosova janë sumuar nga disa të rinj serbë.

Rreth 50 persona nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona, të cilët kanë shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri. Pjesë e grupit ishte dhe ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj, është raportuar se është në mesin e grupit. Ata e kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pa pasur asnjë të lënduar, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi për Gazetën Express.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, u bë me dije zyrtarisht.

Ndërkohë grupi nuk e ka prishur rutinën e udhëtimit, as për t’u kthyer në Komisariat për të denoncuar ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu