Salih Mustafa është shpallur fajtor për krime lufte në kompleksin në Zllash në vitin 1999. Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë e ka dënuar me 26 vjet burg.
“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim luftë.
Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon 26 vjet burgim me dënim të njësuar”