SLLOVAKI- Pak para zgjedhjeve, ish-kryeministri sllovak Igor Matovic dhe ish-ministri i Brendshëm Robert Kalinak janë përleshur me grushte. Incidenti ndodhi gjatë fushatës elektorale dhe videoja ‘e turpshme’ e tyre ështtë shpërnadrë me shpejtësi në rrjet.
Por si nisi sherri?
Kalinak shkoi te makina dhe trokiti në xhamin e shoferit. Më pas Matoviq hapi derën dhe Kalinak u përkul dhe u përpoq t’i rrëmbejë mikrofonin, ndërsa Matoviq u përpoq ta largonte dhe e shau duke e quajtur mafioz. Matoviç goditi Kalinak ndërsa një tjetër anëtar i SMER-SSD grushtoi Matoviçin përpara se policia të ndërhynte për të ndarë të dy palët.