ZYRTARE / Santos shkarkohet nga posti i trajnerit të Polonisë!

0

POLONI – Tashmë është zyrtare, Fernando Santos nuk është më trajner i Polonisë. Shfajësimi i tij nga Federata u zyrtarizua vetëm nëntë muaj pas mbërritjes së tij.

Në pankinën e kombëtares polake që nga janari i vitit 2023, ai ka grumbulluar 3 fitore dhe 3 humbje në 6 ndeshje nën drejtimin e tij. Polonia është aktualisht e katërta në Grupin E të kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2024.

“Dua të falënderoj trajnerin Santos për punën me kombëtaren tonë dhe t’i uroj atij fat në sfidat e ardhshme sportive”, tha Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit. .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu