Ish-kryeministri italian: Franca rrëzoi një avion me 81 civilë, në përpjekje për të vrarë Gadafin

0

ITALI- Avioni DC9, që u rrëzua pranë Ustikës më 27 qershor 1980, u rrëzua nga një raketë franceze. Kështu pohoi ish-kryeministri Giuliano Amato në një intervistë për gazetën La Repubblica, duke theksuar se kjo ishte një përpjekje e dështuar për të vrarë liderin e atëhershëm të Libisë, Moammar Gadafi. Ish-kryeministri i bëri thirrje presidentit francez Emmanuel Macron që ose të përgënjeshtrojë, ose të konfirmojë pohimin e tij për shkakun e rrëzimit të 27 qershorit 1980, që vrau të gjithë 81 personat në bordin e avionit.

“Versioni më i besueshëm është ai i përgjegjësisë së Forcave Ajrore Franceze, me bashkëfajësinë e amerikanëve dhe atyre që morën pjesë në luftën ajrore në qiellin tonë në mbrëmjen e asaj 27 qershori. Ata donin të vrisnin Gadafin , duke fluturuar me një Mig të Forcave të tij Ajrore dhe plani parashikonte simulimin e një stërvitje të NATO-s, me shumë avionë në veprim, gjatë së cilës duhej të ishte lëshuar një raketë kundër liderit libian: stërvitja ishte një inskenim që do të bënte të mundur kalimin e sulmit si një aksident i paqëllimshëm. Udhëheqësi libian i shpëtoi kurthit sepse u paralajmërua nga Craxi. Tani Elysée mund të lajë turpin që rëndon mbi Parisin”, tha Amato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu