Ish-Ministri Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK

0

TIRANË- Ish-Ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Haxhinasto ka shkuar në ambientet e SPAK i vetëm, ndërkohë që mbante në dorë një dosje me dokumenta.

Ende nuk dihet arsyeja se përse Haxhinasto është thirrur në organin e akuzës.

Paraprakisht raportohet se Haxhinasto do të merret në pyetje lidhur me mesazhet e gjetura në celularin e Monika Kryemadhit për fibrat obtike. Në atë kohë, kompetenca ishte e ministrisë që drejtonte Haxhinasto. Megjithatë më shumë detaje për atë që është pyetur pritet që të japë vetë për mediat Haxhinasto.

Për dosjen në fjalë, është vendosur në pranga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbi të cilin rëndojnë 3 akuza, të njëjtat ka edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Por kjo e fundit për shkak të gjendjes shëndetësore është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu