Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon të lirohet me 50 mijë euro garanci, ndërpritet seanca për 30 minuta

0

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC.

Sipas informacioneve për mediat, seanca është ndërprerë për 30 minuta, teksa ish-ministri ka kërkuar që të lirohet me garanci pasurore, 5 milionë lekë.

Në këtë seancë, e cila ishte parashikuar që të mbahej dje, po bëhet rivlerësimi i masave të sigurisë, 3 me arrest me burg dhe dy arrest shtëpie.

Mësohet se para togave të zeza, Beqaj ka kundërshtuar fortë akuzat e SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu