Ish-ministrja e Jashtme: Kosova të hapë zyra ndërlidhëse në Kiev të Ukrainës, nuk ka strategji lobimi

0

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se Prishtina duhet të hapë zyrë ndërlidhëse në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stublla shrkuan se vendi duhet të kërkojë lidershipi i Ukrainës të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev, pak ditë pasi Shqipëria e ndërmori këtë hap.

Postimi i plotë:

KOSOVA TË HAPË ZYRE NDËRLIDHËSE NË KIEV TË UKRAINËS

Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse.

Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka apo Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev, sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi.

Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu