Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton mbërrin në vendin tonë.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur mesditën e kësaj të hëne në aeroportin e Rinasit, teksa do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë.
Avioni me në bord ish-presidentin, u ul në pistën e Rinasit në orën 15:18 minuta.
Sipas agjendës, në orën 19.00, Clinton do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Më herët rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë të mbushura me flamujtë amerikanë dhe shqiptarë, sakaq një banderolë e madhe me foton e Clinton dhe mbishkrimin “Mirëseredhe zoti President!” është varur mbi fasadën e Politeknikut.Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. SHBA nën udhëheqjen e Bill Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.