Ish-punonjësja nxori të dhënat se si manipuloheshin algoritmet/ Zbulohet arsyeja për “Blackout-in” e Facebook

0

Prej orësh rrjetet sociale të Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp, të 3 në pronësi të Mark Zuckenberg, kanë rënë në “blackout” dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehen sërish në funksion të qytetarëve.

Sipas ekspertëve të fushës, Facebook ka probleme me DNS, sistemin e emrit të domainit. “DNS” shpesh krahasohet me një libër adresash ose një libër telefoni për internetin, që tregon shfletuesit në sistemin kompjuterik. Në të kaluarën problemet me “DNS” çuan në ndërprerje në disa vende.

Ndërkohë, bëhet me dije se mëngjesin e sotmëm punonjësit e Facebook kanë patur probleme për të hyrë në godinën e rrjetit social, pais nuk punonin serverat e sigurisë në kat të parë.

Gjithashtu vetëm pak orë më parë, ish-punonjësja Francis Hogen nxori të dhëna se si rrjeti social manipulonte algoritmin, duke i ofruar përdoruesve më shumë përmbajtje negative dhe me urrejtje, në mënyrë që të nxisë reagimet dhe të ketë më shumë përfitime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu