Ish-sulmuesit të Milanit i vendosin armën në kokë për t’i grabitur orën Rolex

0

Ish-sulmuesi i Milanit e Romës, Alessio Cerci është kërcënuar me armë nga banditët që tentuan ta grabisnin në zonën Trastevere të Romës.

Mediat italiane raportojnë se dy grabitës iu afruan Cercit për t’i grabitur orën Rolex, por ish-futbollisti i ka vënë re menjëherë se arma që i kanë drejtuar ishte false dhe me një hap të dyfishtë ia ka mbathur nga sytë, këmbët.

Tentativa për grabitje nga dy burrat me skuter ka ndodhur rreth mesnatës teksa ish-futbollisti ishte në makinën e tij në rrugën Giovanni Volpato.

Cerci është futbollisti i radhës profesionist që është vënë në shënjestër të grabitësve të orave ‘Rolex’. Në të kaluarën këtë eksperiencë të keqe e kanë kaluar edhe Bryan Cristante, Daniel Ciofani dhe Toma Basic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu