“Më rritet presioni i gjakut, më vjen të ulërij”,
Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave dhe Ekonimisë, ka bërë në status epik në rrjetet sociale, ku thotë se pret urime nga miqtë e saj, pas durimit që ka treguar kur e telefonojnë nga partitë politike.
Ajo shprehet se edhe pse i rritet presioni i gjakut, dhe i vjen të ulërijë, nuk e bën këtë, teksa përballet me ”çupëlinat dhe çunakët” e partisë, që tentojnë ti shpjegojnë prongramet ekonomike të forcave politike, që garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Uromëni! Patjetër që dua të mësoj gjëra të reja, më së shumti në ekonomi ku kuptoj më shumë e di pak. Por kur më marrin në telefon çupëlinat e çunakët e partisë, të më shpjegojnë programet e gënjeshtrave ekonomike, më mbyllet mendja, më rritet presioni i gjakut, më vjen të ulërijë … por nuk ulërij. Uromëni! Paskërkam mësuar të vetpërmbahem!”, shkruan Beqiraj në postimin e saj në rrjetet sociale.
Në prag të zgjedhjeve forcat politike angazhohen me telefonata e me broshura derë më derë për shpjegimin e programeve që në shumicën e rasteve bëhen të bezdisshme për qytetarët. Jo më larg se dje u publikua dhe skandali, se PS ka marrë të dhënat konfidenciale të më shumë se 900 mijë qytetarëve të Tiranës, për të cilët i ka diferencuar nëse janë të majtë apo të djathtë, dhe i ka vendosur në patronazh të dikujt.