“Isha duke e pastruar”/ 48-vjeçari plagoset me armë zjarri në Tiranë!

0

Një 48-vjeçar ka përfunduar në urgjencë mbrmëjen e sotme me plag zjarri në trup.

I plagosuri, i cili ka shlkuar vetë në spital, është vetëplagosur me armë zjarri.

Dyshohet se plagosja ka qenë aksidentale me armën që posedonte me leje. 48-vjeçari po merr ndihmë mjekësore pranë QSUT-së, ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.