Ishe zhdukur për më shumë se një muaj, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

0

MEKSIKË- Guvernatori i Sinaloa, deklaroi se një trupi i gjetur i pajetë i përket gazetares së radios Candida Cristal Vazquez. Policia gjeti trupin ditën e enjte, brenda një kanali në qytetin turistik Mazatlan në bregun e Paqësorit të Meksikës.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Luis Guillermo Benitez Torres, u tha gazetarëve se rezultatet e testit ishin në pritje që do të konfirmonin identitetin e trupit, por se “gjithçka tregon se është ajo”.

Familja e Vazquez e raportoi atë të zhdukur në fund të korrikut. Vdekja e Vazquez-it i shtohet një liste në rritje të gazetarëve të vrarë në atë që është tashmë viti më vdekjeprurës i regjistruar për shtypin meksikan.

Të hënën, gazetari Fredid “Fredy” Roman u vra në shtetin Guerrero, pas vdekjes së të paktën 18 gazetarëve të tjerë këtë vit në Meksikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu