“Ishim duke fjetur”, flet 17-vjeçarja që i mbijetoi tragjedisë: Tentova disa herë të thyej xhamin

0

Zulejha Jasharovska, vetëm 17-vjeçe është një nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona. Duke folur për ‘Alsat’ e reja tha se nuk mban mend shumë gjëra nga aksidenti, por tha se në momentin që ka ndodhur tragjedia ka qenë duke fjetur. Ajo ka treguar se ka tentuar të thyejë xhamin, por nuk ia ka mundur dhe kur është zgjuar e ka parë veten në tokë.

 

Gazetari: Si ndjehesh, mban mend ndonjë gjë?

Zulejha Jasharovska: Diçka mbaj mend, por të shumtën jo…nga ky rast dhe kështu.

Gazetari: Në cilën ulëse ndodheshe?

Zulejha Jasharovska: Unë isha mbrapa?

Gazetari: Si ia arrite të dalësh?

Zulejha Jasharovska: Sa mbaj mend, unë isha duke fjetur, dhe kur u zgjova, të gjithë bërtisnin, desha ta marrë atë për të thyer xhamin, por nuk ia dola, provova dhe me duar dhe më pas nuk mbaj mend, kur u zgjova kisha rënë në tokë…kaq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu