Ishin duke kërcënuar një çift për t’i grabitur, e pësojnë keq dy hajdutët në Brazil

0

Ky është momenti kur shoferi i një makine në Brazil përplas qëllimisht me mjet dy hajdutët që ishin me motoçikletë.

Ata ishin duke kryer në këtë moment vjedhje në mes të ditës. Mësohet se shoferi që goditi me makinë dy hajdutët, pak minuta më parë, kishte rënë dhe ai pre e kërcënimeve të tyre dhe grabitjes. Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë këtë moment.

Fillimisht shfaqet njëri prej grabitësve duke i drejtuar armën një çifti, e detyruar ata që të ngrinin duart lart. Më pas, ata papritur goditen nga makina, e cila largohet me shpejtësi nga aty.

Si pasojë, dy hajdutët kanë pësuar lëndime të shumta trupore, megjithatë, edhe pse të plagosur kanë mundur të largohen nga vendngjarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here