Ishin duke pirë në lokal, kush është 60-vjeçari që u qëllua për vdekje në Tiranë. (Emrat)

0

Një krim i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku ka humbur jetën 60-vjeçari Ilir Kapo.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes së rëndë është një 37-vjeçar, Olgert Dhimtri, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Mësohet se vrasja është kryer me thikë, në afërsi të shkollës Harry Fultz, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se viktima dhe autori kanë qenë duke pirë kafe së bashku në një lokal, ku pas një konflikti të çastit, i riu e ka qëlluar 60-vjeçarin me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu