Sipas të dhënave Preçi dhe Spahiu rezultojnë dy njerëzit më besnikë të grupit kriminal të Erion Alibejt, i cili ndodhet në paraburgim pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Arrestimi gjatë fundjavës që kaloi i Preçit dhe Spahiut ndodhi pasi një BMË pa targa u gjet e braktisur në zonën e Ish Konservimit në Elbasan si edhe fare pranë makinës luksoze pa targa, u gjetën doreza, këpucë, një pistoletë, një patentë dhe një pasaportë greke me foton e Arben Spahiut si dhe një çelësi i BMË -së brenda se cilës u zbuluan armë dhe benzinë.