Ishin shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe kanosje, arrestohen dy persona në Durrës

0

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës.

Gjin Gega, u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai, me vëllanë e tij,i arrestuar, kanë kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar në datën 1 qershor të vitit 2024.

Ata patën një konflikt mes tyre, për motive të dobëta.

Ndërkaq, në pranga ra edhe një shtetas tjetër i shpallur në kërkim.

Erjon Fusha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.