Një turist italian ka ndërruar jetë sot në plazhin e Delisufit në Vlorë, teksa ishte duke notuar.
Policia thotë se paraprakisht, dyshohet që shkak i vdekjes të jetë bërë arresti kardiak.
“Sot, rreth orës 17:59, në plazhin e Delisufit, shtetasi italian F. S., 41 vjeç, banues në Itali, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit.