Ishte duke punuar te “Kodra e Diellit”, rrëzohet nga lartësia 59-vjeçari

0

Një punëtor ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Mësohet se shtetasi F. Ç., 59 vjeç ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën e tij.

“Më datë 19.01.2021, rreth orës 13:40, tek kompleksi “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi F. Ç., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton shkurtimisht Policia e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu