Ishte duke u kthyer nga Ohri, aksidentohet autobusi me nxënës në Librazhd

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Librazhd, ku një autobus ka dalë nga rruga.

Burime bëjnë me dije se autobusi ishte me nxënës të cilët po ktheheshin nga Ohri.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 në aksin Librazhd-Elbasan, pranë kthesave të Murrashit, një pikë kjo ku shënohen mjaft aksidente.

Mësohet se 3 prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Librazhdit, por për fat të mirë pa dëmtime serioze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu