Zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, Anisa Bahiti: Luftë politike e pak programe reale

0

Analistja dhe Drejtoresha e Infoweb/media, Anisa Bahiti, ishte e ftuar sot ne televizionin FaxNews, në emisionin” Me Xhaxhiun”, ku analizoi zgjedhjet e 14 Majit që u zhvilluan në vendin tonë.

Analistja Bahiti tha se: “Është shumë e pafalshme për opozitën shqiptare që pas 10 vitesh të dalë e përçarë dhe e ndarë. Dhe fakti që doli e përçarë dhe e ndarë në këto zgjedhje, doli me rezultatin ku ne jemi sot. Dhe të mendosh që vetëm 30% e qytetarëve shqiptar kanë dalë dhe kanë votuar, kjo duhet lexuar shumë mirë nga personat që janë në opozitë dhe padyshim ato në qeveri.”

Gjiashtu, Bahiti tha se: “Mos harrojmë që ka qenë vetëm 10% e të rinjve që kanë votuar, të cilët kanë qenë votues për herë të parë.”

Bahiti tha se: “Në këto zgjedhje kemi parë vetëm një luftë politike, ndërmjet Ramës dhe Berishës. Nuk kemi parë kandidatë real të cilët flasin për hallet e qytetarëve. Nuk e kemi pasur fokusin tek bashkitë dhe në këshillat bashkiakë,” – tha Analisja Bahiti.

Xhaxhiu: Akuzat për blerje votash është një strategjia e Berishës për ta larguar pak peshën e humbjes apo dhe ju besoni se janë vjedhur votat?

Analistja Bahiti: “Besoj atë që thash edhe më lartë që është e turpshme për opozitën që as vetë simpatizantët e tyre nuk i votuan, është e turpshme të drejtohet gishti për të gjetur fajtorin ku “fajtori” janë vetë ata. Është e turpshme gjithashtu që Berisha humbi bastionet e tij të cilat i ka pasur ndër vite, si: Shkodra, Kukësi, Tropoja, etj. Dhe ky fakt tregon sesi është menaxhuar ky proces zgjedhor. Tregon shumë për frymën që ata nuk kanë përçuar dot tek qytetarët, ” – tha Bahiti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu