‘Ishte ferr…’/Si shpëtuan 379 pasagjerë nga zjarri masiv pas përplasjes së avionëve në Tokio

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja e  një avioni me 379 persona në bord me një aeroplan të dytë gjatë uljes në Tokio.

Ekspertët thonë se një evakuim i përsosur dhe teknologjia e re luajtën një rol të madh në shpëtimin e të gjithë bordit të avionit, sipas BBC.

Por ata në avionin e rojës bregdetare të cilët do t’u ofronin ndihmë viktimave të tërmetit, nuk ishin aq me fat. Pesë humbën jetën, kurse  piloti u plagos rëndë.

Ai tha se ekuipazhi mundi të kuptonte qartë se cilat dyer ishin larg flakëve, kjo është arsyeja pse fotografitë tregojnë se jo të gjitha daljet ishin të hapura që njerëzit të shpëtonin.

Ai shtoi se pasagjerët mund të ngadalësojnë në panik, për shembull duke u përpjekur të kapin çantat e tyre nga dollapët.

Airbus A350 është një nga avionët e parë komercialë që është bërë nga materiale të përbëra me fibra karboni, të cilat duket se i kanë qëndruar mirë përplasjes fillestare dhe zjarrit.

E gjithë kjo u arrit pasi zjarri po përhapej me shpejtësi për të përfshirë avionin. Pasagjeri tha se mes kaosit u deshën rreth pesë minuta që të gjithë të dilnin jashtë.

“Pashë që zjarri ishte përhapur për rreth 10, 15 minuta”, shtoi ai.

Tsubasa Sawada, 28 vjeç, tha “mund të thoshte vetëm se ishte një mrekulli, ne mund të kishim vdekur”.

U deshën disa orë që zjarri të shuhej përfundimisht. Katërmbëdhjetë pasagjerë dhe ekuipazhi morën mjekime për lëndime të lehta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu