Ishte futur duke u larë, mbytet 9-vjeçari në lumin e Shkumbinit

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Peqinin këtë pasdite ku një 9-vjeçar është nxjerrë i pajetë nga lumi Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtaj të Peqinit, ndërsa bëhet fjalë për shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në këtë fshat i cili ishte futur për t’u larë por që ka dalë i pajetë nga lumi.

“?Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin.

Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu