Në momentin e ngjarjes, të dy ndodheshin vetëm në dhomat e zhveshjes së sharrave ” Incontrato Nicola srl ” në Bientina. Pas një debati për çështje pune, i riu shqiptar e ka goditur në kokë 44-vjeçarin italian të identifikuar me inicialet A.G, i cili ndërroi jetë 20 ditë më vonë për shkak të plagëve të marra.
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e stacionit Santa Maria a Monte. 28-vjeçari i identifikuar me inicialet Z.C ishte dënuar me shtatë vite burg për një vrasje të kryer në Bientinë në vitin 2018, shkruajnë mediat italiane.
Ishte një mosmarrëveshje në vendin e punës e cila kishte degraduar më pas në përplasje fizike me një kolegun e tij më 8 mars të 2018. 28-vjeçari e kishte goditur në kokë, dëmtim që çoi në vdekjen e kolegut , pas tre javësh i shtruar në spital.
SI NDODHI NGJARJA
Në momentin e ngjarjes, të dy ndodheshin vetëm në dhomat e zhveshjes së sharrave ” Incontrato Nicola srl ” në Bientina. Pas një debati për çështje pune, i riu shqiptar e ka goditur në kokë 44-vjeçarin italian të identifikuar me inicialet A.G, i cili ndërroi jetë 20 ditë më vonë për shkak të plagëve të marra.
Gjykata e Firences e ka dënuar me 7 vite burg, pasi rrëzoi kërkesën e zv.prokurorit, i cili kërkonte 11 vite burgim për të riun shqiptar.