Plagosje me armë zjarri në Zall Herr.
Policia sqaron se autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri në kofshë 26-vjeçarin dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë 23-vjeçarin.
Sherri ka nisur një ditë më parë, ndërsa sot ka denigruar në përdorimin e armëve, ku në momentin e plagosjes autori ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve.
Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.
Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.