Ishte në kërkim ndërkombëtar, pranga të riut me 2 identitete nga Kurbini, pritet ekstradimi drejt Italisë

0

Njoftimi i policise:

Finalizohet në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Firenze”.

Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Firenze”, si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi:

-Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu