Ishte në makinë me 2 fëmijët, 40-vjeçari qëllohet me armë zjarri sapo del nga banesa. Emri

0

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në Kodër Balldre , në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se Hile Gjini rreth 40 vjeç është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së 40-vjeçarit, në momentin kur ka dalë nga banesa. Mësohet se në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët kur është qëlluar në drejtim të tij.

Sipas banorëve, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkë fshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.

Gjatë gjithë kohës Hile Gjini ka qëndruar ne automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri në momentin kur ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë.

Sakaq sipas informacioneve paraprake, dyshohet, se autori i i ngjarjes është Gj.Gj banor i fshatit Balldre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu