“Ishte nisur për të vrarë gruan”/ Detajet, si u parandalua krimi në Durrës

0

DURRES – Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Durrës, ku 40-vjecari Lulzim Haxhiu, ishte nisur për të vrarë bashkëshorten e tij.

Mësohet se cifti ka katër fëmijë, ndërsa kohët e fundit, gruaja e Haxhiut së bashku me fëmijët ishte larguar nga banesa për shkak të dhunë së ushtruar nga bashkëshorti i saj. Si pasojë e dhunës gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtje ndaj saj, në datën 4 maj të këtij viti.

Burimet thanë se në gjendje të rënduar psikologjike, 40 vjecari, në gjendje të rënduar psikologjike, ishte nisur pasditen e djeshme për në banesën ku gruaja e tij jetonte me fëmijët, me qëllim për ta vrarë atë.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë parë me armë zjarri në duar, tip skorpions, dhe kanë njoftuar menjëherë policinë duke shmangur tragjedinë me një tjetër krim në familje. Po sipas të njëjtave burime 40 vjecari dyshohet të jetë përdorues i lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu