Ishte përgatitur për grabitje, arrestohet i riu shqiptar në Itali, në çantë iu gjet hanxhar dhe drogë

0

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Perugias nën akuzën e veprës penale të shitjes së drogës dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

Mediat italiane shkruajnë se një qytetar i zonës, ka parë të riun shqiptar i cili dukej sikur kishte në plan të kryente një grabitje.

Pas ndërhyrjes së policisë italiane, shqiptarit iu gjet një hanxhar në çantën e shpinës.

Gjithashtu gjatë kontrolliut iu gjetën edhe 126 gramë kanabis si dhe kokainë.

Mësohet se ndaj të riut kishte pasur denoncime të mëparshme për tentativa grabitje të dështuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu