Ishte qëlluar me armë zjarri, humb jetën i riu në Vlorë, policia dyshon se..

0

Një djalë në moshë fare të re humbi jetën sot pasi u qëllua me armë zjarri dhe policia hedh dyshime për vetëvrasje.

Policia tha se i ndjeri dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.