Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53-vjeçari nga Peja në Morinë

0

Një 53-vjeçar nga Peja i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.
Në pranga përfundoi shtetasi Blerim Bekqeli, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.

Njoftimi i policise:

Morinë, Kukës

Në PKK Morinë, në dalje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me homologët kosovarë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu