Ismajlgeci & Pëllumbi: Fokusohemi fillimisht te Andorra, japim maksimumin

0

Shqipëria U-21 ka nisur grumbullimin zyrtar që prej ditës së diel për dy ndeshjet ndaj Andorrës dhe Sllovenisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, ku fillimisht kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës më 7 shtator, ndërsa katër ditë më vonë ndaj Sllovenisë.

Ditën e sotme, dy futbollistët e Kombëtares kuqezi, Marsel Ismajlgeci dhe Jorgo Pëllumbi kanë dalë në një konferencë zyrtare për mediat ku kanë folur lidhur me dy sfidat që kuqezinjtë do të zhvillojnë.

Ismajlgeci, mbrojtësi shqiptar që luan në radhët e ekipit të Tiranës u shpreh se skuadra do të japë maksimumin në këto dy ndeshje, por fokusi kryesor është ndeshja ndaj Andorrës. Gjithashtu, ai foli edhe për objektivat e Kombëtares në grup dhe synimet për të ardhmen.

 

 

Objektivat e skuadrës në këto dy ndeshje?– Të japim gjithmonë më të mirën dhe të marrim tre pikëshin në çdo ndeshje, por si fillim duhet të japim maksimumin me Andorrën dhe pastaj në ndeshjen me Slloveninë.

Andorra? – Ne e dimë që ata janë një skuadër e fortë, që rrinë mbrapa, nuk sulmojnë, vetëm presin që të bëjmë ne gabim dhe të kundërsulmojnë. Por ne do japim maksimumin dhe do fitojmë.

Objektivi ynë në grup? – Të dalim në vend të dytë dhe të kapim zonën elitë të Europianit dhe të japim maksimumin.

E ardhmja?- Tirana është klubi ku jam rritur dhe ndihem shumë mirë. Synimet janë gjithmonë që të dalim kampion dhe pse jo, për një transfertë jashtë.

Edhe Jorgo Pëllumbi, mbrojtësi shqiptar që ka kaluar së fundmi në skuadrën e NK Varazdin në Kroaci theksoi se skuadra është e përqëndruar te ndeshja e parë ndaj Andorrës, ndërsa tha se objektivi i Shqipërisë në grup është vendi i dytë.

Sa pikë synojmë në këto ndeshje? – Gjithmonë duhet të jemi të kënaqur me pikët maksimale në çdo ndeshje, por duhet të fokusohemi te ndeshja e parë kundër Andorrës . Më pas do të flasim për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Andorra?– E njohim Andorrën, kemi luajtur tre herë në gati një vit e gjysmë, e dimë se çfarë loje luan, që rri mbrapa dhe pret, por ne jemi të fokusuar maksimalisht që të fitojmë.

Objektivat e skuadrës në këtë grup? – Të zëmë vendin e dytë në grup dhe të kualifikohemi.

Kalimi tek ekipi i NK Varazdin– Ndihem shumë mirë te klubi, jam ambientuar me shokët dhe me shtetin, dhe do bëjmë maksimumin me skuadrën që të kthehemi në Ligën e Parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu