Zjarr në një lokal në kryeqytet, flakët dhe tymi i madh ‘pushtojnë’ qiellin

0

Një lokal është përfshirë nga zjarri në kryeqytet, ka bërë të ditur ekipi i zjarrfikësve.

Vendi i ngjarjes është afër Hotel Grandit, derisa në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet policore. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Zyrtarët policorë ende nuk e dinë shkaktarin e zjarrit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në ora 13:00 është shkaktuar një zjarr në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thote se në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve , duke lokalizuar zjarrin.

“Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin policor. Komandanti i Zjarrfikësve, Latif Zeka, ka deklaruar se nuk ka të lënduar nga zjarri, mirëpo kanë pasur probleme për të mbërritur në vend të ngjarjes për shkak të komunikacionit.

“Kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe e kemi lokalizuar zjarrin. Arsyet nuk dihen se çka e ka shkaktuar zjarrin”, ka thënë Zeka.

Flakë e tym i madh është parë në picerinë “Napoli” në Prishtinë, në një nga lokalet mbi këtë piceri dhe në lokalin tjetër ngjitur me të “Stone Castel”.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky incident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu