Itali/ Dy shqiptarët therin në pistën e vallëzimit moldavian, përshëndeti të dashurën e njërit prej tyre! I plagosuri humb veshkën, autorët kapen të fshehur te partneret

0

Itali- Përshëndetja e një vajze në klubin e natës ‘Utopia’ në Padova ka denigruar në përleshje me thika mes dy grupeve.

Policia italiane arrestoi 2 shqiptarë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë, të moshës 34 dhe 35 vjeç. Urdhrat e arrestit u lëshuan nga Prokuroria.

Akuzat ndaj tyre janë vrasja e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. I plagosur nga sulmi mbeti një 30-vjeçar moldav, që mori disa goditje në trup, në pistën e vallëzimit të klubit.

Pasoja ishte humbja e një veshke, të cilën mjekët u detyruan që t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë e zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus.

Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni.

Autori kryesor i sulmit, një emigrant i paligjshëm në Itali, u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij, në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur.

Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë (kamë) 22 centimetra, e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete.

Po më 7 prill agjentët zbuluan se ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.

Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara të trafikut të drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje.

Policia tha se shkak i sherrit dhe plagosjes në klubin e natës u bë përshëndetja miqësore me të dashurën e njërit prej dy sulmuesve, nga ana e moldavit, pasi e frekuentonte shpesh klubin dhe e njihte prej kohësh, informon mediaitaliane.

Dëshmitarët panë pas bisedës me vajzën, dy shqiptarët që sulmuan në mënyrë agresive moldavian dhe mund ta kishin vrarë nëse të pranishmit nuk do ulërinin e jepnin alarmin të frikësuar. Autorët pas krimit janë arratisur me makina.