Pas një vendimi të Agjencisë Italiane të Mjekësisë , pilula kontraceptive tashmë do t’u jepet falas të gjitha grave që dëshirojnë. Kostoja totale e kësaj nisme për sistemin shëndetësor italian llogaritet në 140 milionë euro në vit.
Në të njëjtën kohë, u vendos që të sigurohet trajtimi antiretroviral falas PrEP (Pre-Exposure Prophylaxis), i cili redukton shanset e infektimit me HIV.
Sipas gazetës Corriere della Sera, ky vendim është veçanërisht i rëndësishëm pasi ka gra që nuk kanë mundësi të përdorin pilulën kontraceptive për arsye financiare. Kostoja e çdo pilule varion në Itali nga 10 deri në 25 euro.
Në disa rajone italiane (si ato me kryeqytetet Roma, Firence dhe Bolonja ) deri më tani ishte vendosur që pilula kontraceptive të jepet falas vetëm për gratë deri në 25 vjeç.
Përsa i përket trajtimit që zvogëlon shanset e infektimit me HIV, drejtuesit e Agjencisë Italiane të Mjekësisë shpjegojnë se ai do të administrohet nga spitale me një ngarkesë të vogël në sistemin shëndetësor kombëtar, për shkak të kostos së kufizuar, dhe se “është një investim, me me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të vendit”.