Itali/ Shpërthimi në hidrocentral, gjenden 3 të zhdukur, shkon në 6 numri i viktimave

0

Numri i viktimave nga shpërthimi tragjik i dy ditëve më parë në hidrocentralin Suviana në Bolonja të Italisë është rritur.

Me gjetjen e tre trupave të zhdukur, ka shkuar në 6 bilanci i të vdekurve.

Prokuroria e cila ka hapur një hetim për katastrofë dhe vrasje nga pakujdesia, sqaroi se po hetohen kontratat mes kompanisë Enel dhe nënkontraktorëve.
Po ashtu do të vlerësohen kushtet e kompanive dhe nëse gjithçka ka qenë konform rregullave parandaluese të aksidenteve.

Të plagosur janë 4 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu