Itali/ U qëllua për vdekje nga pensionisti, ja kush është shqiptari që u vra në Milano (EMRI)

0

Itali-Një 45 vjeçar me origjinë shqiptare në Itali vdiq pasi u qëllua me armë zjarri nga një i moshuar italian 78- vjeç.

Viktima është identifikuar si Dritan Hakajt, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është Ualter Budri.

Raportohet se burri vdiq në pjesën e përparme të një ndërtese në via Varese në Garbagnate Milanese, në veriun të Milanos, pas një sherri me bashkëshortin e një gruaje, me të cilën Hakaj kishte një lidhje jashtëmartesore.

Nga hetimet e para Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Por në orën 3 të mëngjesit, 26 tetor, 45-vjeçari mbërrin i dehur në banesën e çiftit. Ai sulmon gruan, përballë djalit të saj 11-vjeçar. Në atë moment 51-vjeçarja tenton të largohet për të mbrojtur veten. Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj. Ai merr armën, një kalibër Beretta 22 dhe shkon drejt Hakajt.

Në atë moment ai ka qëlluar dy të shtënat e para. I armatosuri, e ndoqi atë derisa u takuan sërish në hyrje të pallatit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu