Itali/ Vdiq pasi ra nga kati i 7, pritet përgjigjja e autopsisë për 14-vjeçaren shqiptare! Familjarët thonë se i dashuri e dhunonte

0

ITALI  – Më autor të dyshuar të dashurin 15-vjeçar, autoritetet italiane vazhdojnë hetimet për vdekjen e 14-vjeçares shqiptare të quajtur Aurora, e cila ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati, mëngjesin e 25 tetorit në rrugën ‘IV Novembre’, Piacenza.

Sipas “La Repubblica”, këtë të hënë (28 tetor 2024) do të bëhet autopsia e trupit të 14-vjeçares shqiptare në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia.

Autopsia synon të zbulojë nëse ka shenja dhune nga i dashuri 15-vjeçar – po ashtu me origjinë shqiptare – pasi ky i fundit ishte personi më të cilin thuhet se 14-vjeçarja kaloi momentet e fundit para se binte nga kati i 7, duke gjetur vdekjen.

Nëna dhe motra e të miturës kanë preenduar në polici se marrëdhënia e 14-vjeçares dhe e adoleshentit ka qenë e “stuhishme, e përbërë nga kërcënime dhe poshtërime”.

Gjithashtu familjarët e viktimës, pretendojnë se i dashuri shqiptar e dhunonte aq shumë saqë e mitura ishte detyruar të vizitohej tek një gjinekolog për hemorragji.

Në përkujtim të saj, shokë, shoqe dhe stafi i shkollës ku studionte 14-vjeçarja, vendosën buqeta me lule dhe tollumbace të bardha në portën kryesore të institucionit arsimor, me mesazhe dashurie si “do të jesh gjithmonë në zemrat tona” dhe “udhë të mbarë vogëlushe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu