Italia jashtë botërorit: Eliminohet nga Maqedonia e Veriut me një gol në shtesë

0

Italia mbetet për të dytin edicion radhazi jashtë Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini është eliminuar në play-off nga Maqedonia e Veriut, duke u mundur në Palermo me shifrat 0-1.

Italianët dominuan të gjithë ndeshjen, duke tentuar disa herë portën maqedonase, por pa qenë të saktë me raste të panumërta të shpërdoruara. Në fund, kur priteshin kohët shtesë, diferencën e bëri gjuajtja e Trajkovskit nga jashtë zonës, e cila kaloi Donarumën dhe i dha Maqedonisë së Veriut një rezultat që pakkush e kishte parashikuar.

90’+2′ Trajkovski

NGJARJET KRYESORE
90’+2’ GOOOL Maqedonia e Veriut. Një top pa shumë pretendime kontrollohet nga maqedonasit me sferën që shkon te Trajkovski i cili gjuan nga jashtë zonës dhe kalon në avantazh skuadrën e tij.

85’ Pelegrini nga e majta gjuan drejt portës, por nuk gjen as kuadratin dhe as një shok të skuadrës që të devijojë.

78’ Predhë e Raspëadorit nga jashtë zonës, topi fluturon mbi traversën e portës së Maqedonisë së Veriut.

64’ Berardi kontrollon topin në zonë me gjoks dhe gjuan i sigurt drejt portës, një ndërhyrje vendimtar e Alioskit shpëton portën nga goli.

58’ Berardi është emri më i rrezikshëm i sulmit të Italisë, teksa del përsëri në pozicion gjuajtje. Këtë herë e djathta e tij fluturon topin mbi traversë.

54’ Përsëri një gjuajtje me të majtën e Berardit, këtë herë jashtë kuadratit teksa kërkonte të dërgonte topin në shtyllën e dytë.

53’ Berardi mundohet të dërgojë sferën në rrjetë me një gjuajtje me harkim, por Dimitrevski është në pozicion.

45’ Kundërsulm i shpejte i Bardhit i bën 60 metra me topin në këmbë dhe pastaj e pason për Ristovskin. Ky i fundit gjuan nga jashtë zonës, por çon sferën lehtësisht në duart e Donarumës.

36’ Tjetër mundësi e artë për Italinë para portës së Maqedonisë së Veriut me gjuajtje të njëpasnjëshme, por askush nuk e shtyn në rrjetë sferën.

30’ Imobile shfaqet në krahun e majtë të sulmit dhe gjuan me forcë, sfera devijohet mbi traversë.

28’ Një largim i gabuar i topit i jep mundësinë Berardit të shfaqet para portës së boshatisur. Por gjuajtja e sulmuesit është shumë e lehtë dhe Dimitresvksi kthehet e mbërthen topin

26’ Italianët qarkullojnë topin që nga fillimi i ndeshjes pranë zonës kundërshtare por pa gjetur hapësira të gjuajnë në zonë. Kështu, Verrati tenton nga distanca, por pa shumë sukses.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu