Italia ndryshon rregullat për udhëtarët: Kushti që duhet të plotësoni për të hyrë në këtë shtet

0

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton masat e reja të vendosura nga qeveria italiane për hyrjet në këtë shtet.

Të gjithë qytetarët mund të udhëtojnë për çfarëdo lloj arsyeje drejt Italisë, ndërsa duhet të jenë të pajisur me një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

Njoftimi i plotë:

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për udhëtimet drejt Italisë, aplikohen këto rregulla deri më datë 31 maj 2022:

✅ Lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye.

✅ Mjafton të plotësohet një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

✅ Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla.

❗Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit.

Për ℹ️ më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu